Fundamenti

Vasfije Krasniqi: I kam dhënë vetes një detyrë që nuk është e lehtë aspak për mua

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja e cila foli publikisht për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Krasniqi-Goodman në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se asnjëherë nuk e ka menduar këtë moment, por siç tha ajo i ka bënë vetes një detyrë që nuk është aspak e lehtë për të.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Qytetarë të dashur të vendit tim!

Asnjherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetes një detyrë e që nuk është e leht aspak për mua.

FIDANISHTJA

Siq edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoi me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!

Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje.

Falenderoi secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni. /Telegrafi/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.