United Hospital

Vasfije Krasniqi-Goodman: UÇK për mua ishin shpëtimtarët e jetës sime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vasfije Krasniqi-Goodman, një ndër zërat më të fuqishëm në betejën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ndarë një rrëfim prekës dhe thellësisht njerëzor për përjetimet e saj gjatë vitit 1999.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ajo ka rikujtuar një nga momentet më të errëta të jetës së saj, në një periudhë e mbushur me frikë, dhimbje dhe mungesë shprese.

“Pas asaj që kisha përjetuar me 14 prill të vitit 1999, për mua pak apo fare nuk kishte shpresë. E gjendur një një zonë tërësisht të rrethuar nga forcat serbe, nuk e besoja që do të shpëtoja e gjallë. Si viktimë, ndihesha e thyer dhe e pafuqishme”, tha ajo.

Por në atë moment të errët, ndryshoi gjithçka. Ajo kujton me emocion mbërritjen e pjesëtarëve të UÇK-së në zonën ku ndodhej.

“Aty erdhën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do ta harroj kurrë atë moment”, u shpreh ajo.

FIDANISHTJA

Krasniqi-Goodman thekson se UÇK nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por mbi të gjitha një forcë humane, një mburojë për civilët e pambrojtur.

Ata, thotë ajo, i ofruan ndihmën e parë, u kujdesën për jetën dhe shëndetin e saj aq sa kishin mundësi, në kushte të jashtëzakonshme.

“Për mua, për ne, UÇK nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por ata ishin shpëtimtarë, mbrojtës të popullit, të cilët e vunë veten e tyre mburojë të trupave tanë. Ata dhanë jetën e tyre që të vazhdonim ne jetën tonë.”

Krasniqi-Goodman përfundon me një mesazh të fuqishëm falënderimi dhe respekti: “Ato ditë kurrë nuk i harroj! Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time si momente kur unë ndjeja mbrojtjen e jetës sime me jetën e tyre. Faleminderit përjetësisht, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit përjetësisht, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.