ARKATANA

Vasfije Krasniqi: Bota do ta dëgjojë atë që na ka ndodhur, Serbia do të mbahet përgjegjëse

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputetja e Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Ditën e e të mbijetuarve të dhunës seksuale ka ritheksuar zotimin e saj për të marrë drejtësinë.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99 dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi”, ka shkruar Krasniqi Goodman.

ARKATANA

Organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im” udhëhequr nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës sot kanë kërkuar të njihet ligjërisht 14 prilli si ditë zyrtare memoriale për viktimat e dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë.

Derisa kryeministri Albin Kurti priti në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në këtë takim u shpreh shqetësimi që stigma është kthyer në sfidë të procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, një e drejtë e garantuar me ligj./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.