RCCOLA

Vasfija Krasniqi dekorohet nga presidenti Thaçi

/ 2 minuta lexim

Vasfije Krasniqi-Goodman është dekoruar me Medaljen presidenciale nga presidenti Hashim Thaçi.

Derisa i ka ndarë medaljen, Thaçi ka thënë se burrat e Kosovës ndihen të turpëruar që s’kanë bërë më tepër për këto raste.

“Kam përjetuar momente të rënda, prekëse emocionale dhe të dhimbshme në rast të tragjedive e masakrave nga ushtria serbe drejt popullsisë shqiptare. Një nga brengat më të dhimbshme ka qenë dhunimi i rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare të forcave serbe. Sot është një moment emocionues dhe rrëqethës. Rrëfim që thërret për ndërgjegje në Kosovë dhe thërret ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare se e vërteta po thuhet, por drejtësia nuk po zbatohet. Për heroinën e gjallë, Vasfijen, për guximin e saj të jashtëzakonshëm ndaj Medalje për trimëri dhe guxim”, ka thënë Thaçi.

Hidromorava

E vetë Vasfije Krasniqi Goodman ka falënderuar presidentin për dekoratën duke i kujtuar atij që për të dhunuarat e luftës duhet drejtësi.

“Ju falënderoj për dekoratën në emër të të gjithave. Neve na duhet mbrojtje dhe drejtësi juridike”, ka thënë Krasniqi – Goodman.