Mobi Casa

Varroset Adem Demaçi, Heroi i Shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Demaçi, një figurë që do të kujtohet nga secili, është varrosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Velani. Në ceremoninë e sotme komemorative, morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e vendet e tjera. Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve. Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.

Në ceremoninë komemorative, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e vendet e tjera, vepra dhe puna e Demaçit është vlerësuar shumë lartë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësore e kishe bashkimin e shqiptarëve.

“Kombi shqiptar po ndahet nga Adem Demaçi, një kolos që u mohua tërë jetën për qëllimin madhor lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve”, tha Thaçi.

Uji Dea

Ai tha se sot bota po ndahet nga “Mandela i Evropës”. Sipas tij, Demaçi ishte një burrë ku i flijoi 28 vitet në burgje pa u mposhtur asnjëherë.

“Rini, shpirtin e talentuar e plot dhunti, dhe moshën e burrërisë Adem Demaçi i flijoi 28 vite në burgjet jugosllave, pa u thyer e pa u mposhtur ndonjëherë”, tha Thaçi.

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj, shkruan rel.

Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”.
Në fjalimet e liderëve politik, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.