UBT

Varrezat në gjendje të mjerueshme, me plotë mbeturina dhe inerte, reagime të ashpra të qytetarëve

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të tmerruar me gjendjen e rëndë të varrezave dhe me shërbimet publike të nivelit më të ulët të mundshëm që nga pas lufta. Çfarë thonë Isa Avdyli e Tefik Ibrahimi për gjendjen e mjerueshme të varrezave dhe si varrosen qytetarët në mbeturina e mbetje inerte.

Isa Avdyli nënkryetar i komitetit për shërbime publike është i tmerruar me gjendjen e rëndë dhe të tmerrshme që ndodhen varrezat e qytetit. “Ka të varrosur dhe të mbuluar me dhe e plot mbeturina. Pasi që u njoftova nga Facebook për këtë dukuri të shëmtuar në varrezat e qytetit dhe si pjesëtar dhe nënkryetar i komitetit për shërbime publike pran kuvendit komunal, shkova në vendin për ku isha njoftuar, dhe pash tmerrin. Varre me plot mbeturina dhe inerte. Varre të hapura në dheun përplot mbeturina e inerte. Me datën 14.05.2018 në sallën e mbledhjeve për komitete pranë kuvendit komunal, është shqyrtuar njeherit edhe rekomanduar kuvendit komunal për aprovim të projekt rregullores për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Në këtë rregullore janë të parapara veprimet në detaje. Dhe shtrohet pyetja. Ky është pieteti !? Ky është dinjiteti !?
Në këto varre, me siguri ka ish votues. Athua, atë të shenjtën VOTË e kanë dhenë për këtë ”pietet” për këtë ”dinjitet”. Kush do të jap përgjegjësi, për ketë denigrim të ”pietetit dhe dinjitetit” që parasheh neni 13 , para se gjithash kompetenca që jep, ky nen” ka thënë Isa Avdyli për rajonipress..

Fundamenti

Kurse Tefik Ibrahimi qytetar ka shkruar edhe në detaje takimin që sot ka pasur me gjendjen e rëndë të varrezave.
Postimi i plotë i Tefik Ibrahimit

Sot isha pjesëmarrës i varrimit të mikut tim. Dhembja ishte e madhe sepse humba mikun tim, por dhembja u bë edhe më e madhe kur pashë se ku u varros ai.
Ka kohë që kufomat e qytetarëve gjilanas varrosen në fushën e mbuluar nga mbeturinat (lexo berllogu ), mu aty ngjitas, në të dy anët e varrezave ekzistuese. Dhe, për habi askush nuk e ngritë zërin.
Atëherë pyes: A e di Kryetari i Komunës së Gjilanit se qytetarët e vdekur të Gjilanit varrosen në mes të bërllogut? A e din ai se, ndoshta, edhe me votat e tyre qëndron në këtë pozitë të kryetarit që e ka tani?
A e dinë Këshilltarët Komunal, të cilët, ndoshta, edhe ata janë zgjedhë me votat e mu këtyre qytetarëve, të cilët sot po varrosen ku tjetër pos në midis të bërllogut?
Po deputetët e Komunës së Gjilanit a kanë njohuri për Varrezat e bërllogut të Gjilanit?
Po ku është Bashkësia Islame e Gjilanit, e cila lejon që besimtarët e fesë islame të varrosen pa fije nderimi e respekti në mes të bërllogut? Me këtë mospërfillje, ky institucion fetar, dëshmon se, sikurse pushtetarët edhe ajo nuk ka kurrfarë konsiderate ndaj të gjallëve e as ndaj të vdekurve!
O Zot çfarë turpi!!
Uroj që ky mos të jetë edhe qëndrim i Fesë Islame se të vdekurin mund ta varrosësh edhe në bërllog!
Këtë shkrim dua tua vërtetoj edhe me foto. Ky varr i hapur në tokën e bërë me shtresa të bërllogut po e pret qytetarin e radhës…
O Zot, ku jemi katandisur ne shqiptarët ka shkruar Tefik Ibrahimi./rajonipress/