Fundamenti

Varianti Omicron në Kosovë, MSH: Të gjithë ata që i kanë bërë tre muaj nga vaksinimi mund ta marrin dozën përforcuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Ditë më parë në vend u konfirmuan rastet e para me variantin Omicron, ndërkaq, MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni.

“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë…”.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se ka shkurtuar periudhën e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës antiCOVID pas marrjes së dy dozave të para.

MSH njofton se qytetarët të cilët i kanë marr dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 dhe tani i kanë bërë tre muaj nga marrja e tyre munden te marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese anti-COVID 19.

ARKATANA

Po ashtu MSH-ja njofton që shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bazuar në hulumtimet të shteteve të ndryshme e po ashtu duke e shikuar edhe situatën epidemologjike në vend dhe rajon dhe situatën me variantin e ri Omicron të SARS COV-2.

“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.