ARKATANA

Variant loje

/ 1 minutë lexim
HW

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Kërkoj prejardhjen time të lashtë
Ma tregojnë majmunin
Ç’përgjasim i marrë

Zogu në fluturim
Ma peshon pikëllimin
Me plagën e Gjergj Elez Alisë

Gjeli historinë
Ma han kokërr më kokërr
Ç’përgjasim me paraardhësit e mi

ARKATANA

Macja në sofër grimcon
Qeni i lidhur në stelë
Leh ecjen time të mundimshme

Shikohet me mua në pasqyrë të pusit
Ujku hëngër qengjin
Pse ujin ia turbulloi

Gomari i gjorë
Ngordhi në hijen e vet
Nga mërzia

Njeriu u shikua në mua
I pëlqeu ai vend
U bë gur
Ç’përgjasim thua

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.