Fundamenti

Varhelyi shpreson që pas zgjedhjeve në Serbi të gjendet “zgjidhja e shpejtë” me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, në një intervistë për DW, ka thënë se në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në Zagreb, gjashtë vendeve të rajonit do t’i dërgohet sinjali i qartë se BE-ja dëshiron të investojë në këto vende në mënyrë strategjike, pavarësisht koronavirusit.

Në këtë intervistë, Varhelyi foli edhe për mundësinë e rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se beson që ekziston një mundësi që ky dialog të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi, të cilat janë caktuar të mbahen më 21 qershor të këtij viti.

UBT

“Shpresoj që atëherë do të mund të nisim të punojmë në një zgjidhje shumë shpejt. Kam parë sinjale shumë pozitive në lidhje me koronavirusin. ‘Shtigjet e gjelbra’ të hapura për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kamionëve përgjatë Unionit, janë hapur edhe përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ky është një sinjal shumë pozitiv. Është premtues për zgjidhjen e problemeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë”, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin, transmeton Zeri.info.

Varhelyi tha se BE-ja nuk është në garë me SHBA-në në çështjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Shikoni, kjo nuk është garë. Shumë më i rëndësishëm është problemi sesa çështja se kush do të arrijë një marrëveshje të suksesshme. Është me rëndësi të gjendet një zgjidhje jemi partnerë strategjikë të SHBA-së në këtë rajon. Duhet të punojmë bashkërisht. Sa më përket mua, jam më shumë se i gatshëm të kontribuoj. Do të vazhdoj të kontribuoj sa të kem mundësi”, u shpreh Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.