United Hospital

Varhelyi: Presidenti i Kosovës të zgjidhet pa vonesa, kam tri mesazhe kryesore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka bërë thirrje që në Kosovë të zgjidhet presidenti i ri pa vonesa. Në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian ai ka thënë se Kosova duhet që ta kompletojë sa më shpejtë përbërjen e institucioneve të reja të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Më tutje ai ka dhënë edhe tri mesazhe për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet nëpërmjet zgjedhjeve dhe një lidership i ri së shpejti do të jetë në vend. Janë tri mesazhe kryesore që dua të bëjë. E para, që është esenciale, të kompletohet sa më shpejt përbërja e institucioneve të reja të Kosovës. Pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, Kosova duhet ta zgjedh edhe presidentin e ri pa vonesa. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes më tepër pasiguri politike në këto kohë sfiduese”, ka thënë Varhelyi.

Po ashtu ai ka thënë se është esenciale që të vazhdohet dialogu Kosovë – Serbi.

Mobi Casa

“Është esenciale që të përkushtohet Qeveria e re për ta vazhduar dialogun. Është kyçe për qytetarët e dy vendeve, normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e perspektivën e dyja vendeve. Emisari për dialogun Miroslav Lajçak pret që takimi i radhës të mbahet brenda një kohe të arsyeshme”, ka thënë Varhelyi.

Varhelyi ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovarët.

Ai ka thënë se pajtohet me Parlamentin Evropian se është koha që të procedohet me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.

“Komisioni pajtohet me Parlamentin se është koha që të procedohet me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, por e dini se vendimi duhet të merret nga shtetet anëtare në Këshill. I inkurajoj autoritetet e Kosovës të bisedojnë me shtetet anëtare, t’i adresojnë shqetësimet e mbetura të tyre. Janë momente kritike për Kosovën”, ka thënë Varhelyi./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.