Eko Higjiena

Varhelyi: Për Kosovën rruga evropiane vjen përmes dialogut të suksesshëm, të dyfishohen përpjekjet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është pyetur nëse ka ndonjë vendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Varhelyi tha se është aplikacioni i parashtruar nga Kosova, por që Këshilli ende s’ka kërkuar nga Komisioni që të jap mendim për këtë.

“Po ka një aplikacion për anëtarësim të parashtruar nga Kosova. Këshilli nuk ka kërkuar ende nga Komisioni që ta jap mendimin. Ne jemi gati ta japim mendimin. Nuk është detyra ime ta interpretoj qëndrmin e Komisionit ose shteteve anëtare”, tha fillimisht ai.

UBT

Tutje, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë të BE-së shtoi se për Kosovën rruga evropiane vjen përmes dialogut të suksesshëm, dhe se përpjekjet duhet të dyfishohen

“Për Kosovën rruga evropiane po vjen mes dialogut të suksesshëm. Ata duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta bërë dialogun e tyre të suksesshëm”, tha ai në konferencën për media pasi Komisioni Evropian miratoi Paketën e Zgjerimit 2023, duke ofruar një vlerësim të detajuar të gjendjes dhe progresit të bërë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe për herë të parë edhe Ukraina.