RCCOLA

Varhelyi: Marrëveshja për targat e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin

/ 2 minuta lexim

Oliver Varhelyi, komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ka thënë se marrëveshja për targat e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë është e suksesshme për ta shmangur përshkallëzimin.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve” ka shkruar Varhelyi.

Të mërkurën, Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes teknike për targat.

Fidanishtja

Ajo është arritur pas takimit të nivelit kryenegociatorësh, pasi në mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar të hënën.

Marrëveshja nënkupton që Serbia më nuk do të lëshojë targa “KM”, ndërkaq Kosova nuk do të vazhdojë me fazën e dytë të vendimit për targat, gjobitjen.

Po ashtu, është edhe një dakordim për nisjen e negocimit të planit franko-gjerman, sipas BE-së /Express/