FIDANISHTJA

Varhelyi: Kosova të sigurohet që kushtet për viza po vazhdojnë të plotësohen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi ka thënë se Kosova duhet të punojë që të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

Ai gjatë takimit të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian ka thënë se KE mbetet i përkushtuar për këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Komisioni mbetet i përkushtuar që të mundësojë liberalizimin e vizave për kosovarët dhe mbesim në pozicionin që Kosova t’i përmbushë të gjitha kriteret. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës që të sigurohet që të gjitha kushtet të vazhdojnë të plotësohen”.

Varhelyi e ka lavdëruar heqjen e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës duke thënë se kjo e riktheu Kosovën dhe Beogradin në dialog.

Hidromorava

“Heqja e taksës 100 % për produktet e Serbisë dhe Bonjës e Hercegovinës ka qenë një vendim krucial që BE-ja e ka mirëpritur. Kjo e ka mundësuar gjithashtu vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja”.

Në takimin që po mbahet para prezantimit të Raportit të Komisionit Europian për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky tha se Kosova nuk ka arritur që të bëjë progres në reformat në rrugën drejt BE-së.

“Konteksti politik në Kosovë gjatë vitit të fundit ka qenë i paqëndrueshëm dhe nuk ka qenë i favorshëm për të bërë progres në reformat e ndërlidhura me BE-në. Në mënyrë që të kthehet fokusi në këto reforma, në ditët në vijim bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti do të lansojmë fazën e dytë të Agjendës së Reformave Europiane”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.