ARKATANA

Varhelyi: Kosova ka plotësuar kushtet për viza, duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe s’është e lehtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, teksa po zhvillon një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Avdullah Hoti, është pyetur se kur do të ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Për këtë çështje Varhelyi ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e caktuara për liberalizim, por tani duhet bindur shtetet anëtare dhe sipas tij kjo nuk është e lehtë.

Uji Dea

“Kushtet (për liberalizim), siç ka thënë komisioni janë përmbushur, por siç e potencova duhet t’i bindim shtetet anëtare, bindja e shteteve anëtare nuk është punë e lehtë. Kjo do të arrihet nëse dëshmojnë në përparimin në terren, në punën ditore dhe kryeministri po e bënë këtë që të arrihet besimi, të mos kete krim të organizuar, kërkesa për azil pas liberalizimit etj… Na jepni kohë dhe hapësirë ta arrijmë këtë dhe do ta arrijmë atë”, tha Varhelyi, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka treguar se komisioneri i BE-së ka sjellur një lajm fantastik në Prishtinë, planin për investime për rimëkëmbjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që kap vlerën totale prej 28 miliardë eurosh. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.