Hidromorava

Varfërohet Hashim Thaçi, pasurohet Isa Mustafa, presidentja kursimtare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Deri më 28 mars të këtij viti, pasuria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, është zvogëluar vetëm për 400 euro me atë të deklaruar një vit më parë. Shifrat e plotësuara në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundërkorrupsion, kryeministrit të Kosovës nuk i kanë ndryshuar tek pasuria e paluajtshme të cilat kapin një shifër prej 637 mijë euro.

Këtu përfshihet një tokë prej 15.75 ari, të cilën kryeministri Thaçi e ka arsyetuar me ndërtimin e shtëpisë me vlerë prej 157 mijë eurove, një shtëpi në ndërtim me 700 metra katrorë me vlerë prej 220 mijë euro dhe tokë bujqësore prej 250 metra katror me vlerë prej 80 mijë eurove.

Një veturë e tipit VW Passat është e shënuar tek pasuria e paluajtshme, me vlerë prej 13 mijë euro, por e cila është nën pronësi të bashkëshortes së tij.

Në formularin për deklarimin e pasurisë, ai ka thënë që të mos posedojë aksione në ndonjë shoqëri komerciale.

Por, ndryshime nga viti i kaluar, kryeministri ka tek paratë e gatshme, ku në këtë vit shifrat i tregojnë për 400 euro më pak. Kur në vitin e kaluar kryeministri kishte 2,430.00 euro para të gatshme, ai në këtë vit ka deklaruar t’i ketë 2,035.00, ndërsa bashkëshortes së tij i janë shtuar paratë për 1800 euro.

Kryeministri ka deklaruar se ka një kredi prej 100 mijë eurove, për ndërtimin e shtëpisë. Ndërsa, paga vjetore e tij është 17.318.00 euro, ndërsa e bashkëshortes së tij është pak më e madhe dhe kap shifrën prej 18 mijë euro. /Telegrafi/
————————–

Presidentja kursimtare

Uji Dea

Numri një i vendit, presidentja Atifete Jahjaga, ka deklaruar më shumë se 71 mijë euro të kursyera. Prej tyre, 42,500 Jahjaga ka thënë se i ka të afatizuara, ndërsa 28,535 euro të tjera i ruan në të njëjtën bankë, në xhirollogari rrjedhëse.
E, bashkëshorti i saj “ka në kuletë” vetëm 400 euro. Por, në emër të bashkëshortit të saj është vetura Skoda, që është blerë për 16,500 euro.

Jahjaga nuk ka deklaruara AKK pasuri të paluajtshme, as aksione në shoqëri komerciale apo letra me vlerë, transmeton koha.net.

————————————–

Pasurohet Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, posti i kryetarit të Kuvendit e gjen më të pasur se dikur. Jo me pasuri të paluajtshme, por me para që i ka në dispozicion në bankat në Kosovë. Ai ka më shumë se 55 mijë euro në bankat në Kosovë.
Në BpB ka deklaruar se ka 6 mijë e 701 ,euro ndërsa në ProCredit ka deklaruar se ka 13 mijë e 206 euro e që duket se në xhirollogari tjetër në po të njëjtën bankë i ka edhe 35 mijë e 702 euro.

Sa i përket palujtshmërisë ai gjithmonë deklaron se ka një shtëpi 180.00 m2 trashëgimi familjare që kap vlerën 138 mijë euro si dhe një tokë, gjithashtu trashëgimi në vlerë prej 365 mijë euro.

Ai nuk ka deklaruar që ka diçka tjetër paluejtshmëri. Madje, duket se as veturë nuk ka në emër të tijin. Dhe, ende vazhdon të ketë aksioni prej 20 mijë eurosh në Institutit RINVEST. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.