Fundamenti

Varfëria në Kosovë, 22571 familje jetojnë me ndihma sociale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin janar të këtij viti.

Sipas ASK-së, 22571 familje me gjithsej 89 318 anëtarë janë përfitues nga skema e ndihmës sociale, transmeton Zeri.info.

“Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të ‘Trepçës’, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.”.

Eco Higjiena

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit janar 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 22 571 familje me gjithsej 89 318 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 894 familje”, thuhet në njoftim.

“Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 071 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 46 467 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 767 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 17 718 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 052 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 261 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 470 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 639 përfitues; nga skema për pensionet e ‘Trepçës’ janë 1 707 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) janë 1 284 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 704 përfitues; dhe nga skema për pensionet invalidore janë 60 përfitues”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, gjatë muajit janar 2023 nuk është raportuar asnjë rast i fëmijëve të braktisur. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.