RCCOLA

“Vandamët e Kosovës”, kudo që ndodhen mendjen e kanë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Besim dhe Bashkim Murati kanë bërë emër të madh në SHBA. Ata kudo janë të mirëpritur falë punës dhe talentit që posedojnë. Në Amerikë janë integruar mirë dhe pothuajse e tërë familja e tyre i kanë hobi sportet luftarake. Besimi ka krijuar një rreth të madh miqsh edhe të nivelit botëror.

Besimi dhe Bashkimi kanë bërë emër në tërë Amerikën. Të gjithë i thërrasin me nofkën “Vandamët e Kosovës”, falë talentit që kanë treguar në fushën e karatesë. Edhe, Besimi edhe Bashkimi janë kampion bote në karate.

Dy vëllezërit Murati kanë shkuar në Amerikë në vitin 2002 dhe nga ajo kohë ata kanë bërë shumë për sportin kosovar dhe për talentët shqiptarë që ndodhen atje.
“Unë dhe Bashkimi jemi binjak dhe të gjithë na thonë se i përngjani Jan Clod Vandames” tha Besimi për rajonipress.

Fundamenti

Ata ishin në Gjilan dhe në vendlindjen e tyre edhe në këtë kohë pandemie.”Ne kemi familje që kanë nevojë për kujdesin tonë dhe me mundësit tona kemi shpërndarë ndihma. Kjo nuk është e mjaftueshme, por ne do të mundohemi të kujdesemi rregullisht sepse trupin e kemi në Amerikë, por mendjen gjithmonë e kemi në Kosovë” tha Besim Murati.

Ndryshe, Besim Murati njihet nga vendasit e tij në Gjilan e Kosovë si një djalosh që e ka dashur sportin e karatesë, por ai së fundit po tregon rezultate shumë mbresëlënëse në Nju Jork të SHBA në garën e Golfistit.
“Kur e ke flamurin e shtetit tënd në krah siç është ai Kosovës nuk ke asnjë arsye me u ndie keq, përkundrazi po më motivon çdo ditë e më shumë që të arrijë rezultate dhe ta përfaqësojë edhe Kosovën në mënyrë dinjitoze”. /rajonipress/