Van Gaali i impresionuar me Januzajn, e fton menjëherë në skuadrën e parë

Louis van Gaal ka vendosur të ftojë Adnan Januzajn në skuadrën e parë të Manchester Unitedit.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, është kthyer te Djajtë e Kuq, duke ndërprerë huazimin nga skuadra gjermane, Borussia Dortmund.
20 vjeçari ka shkëlqyer në ndeshjen e parë të të rinjtë e Unitedit, në fitoren 4:0 ndaj Southamptonit, duke shënuar dy gola dhe duke impresionuar me paraqitje trajnerin holandez, Louis van Gaal.
Pas kësaj paraqitje, “Mirror”shkruan se Louis van Gaal është i gatshëm t’i jap një mundësi të dytë Adnan Januzajt, duke e përfshirë në skuadrën e parë për ndeshjen e së shtunës në udhëtim te Southamptoni.
Januzaj për Unitedin ka debutuar nën drejtimin e ish trajnerit David Moyes, duke regjistruar 35 paraqitje, ndërsa ka kontratë që e mban në Old Trafford deri në vitin 2018./Indeksonline/