Fundamenti

Van Gaal e ushtron ndryshe Januzajn

/ 1 minutë lexim

Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka paralajmëruar se Adnan Januzaj bën pjesë në planet e tij për edicionin e ri në Premierligë.

Ish-përzgjedhësi i Holandës ka treguar se futbollistin kosovar e ka urdhëruar të ushtrojë me një planprogram tjetër në dallim prej shumicës së futbollistëve të tjerë.

RCCOLA

Në fakt, Van Gaal e ka krijuar një grup prej tre futbollistësh, që do të stërvitin veçmas prej lojtarëve të tjerë të gjigantit anglez. “Unë e kam caktuar ndihmësin tim, Marcel Bout, për t’i trajnuar disa futbollistë, në një grup të veçantë.

Në këtë grup janë edhe Adnan Januzaj e Marouane Fellaini”, ka theksuar Van Gaal. Januzaj ishte futbollist i rëndësishëm i Manchester Unitedit në edicionin e kaluar, andaj Belgjika e mori me veti në Botëror.