Fundamenti

Valon Zymberi: Shteti Zviceran nuk na lejoj ta zhvillojmë ndeshjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Klubi i FC Dritës sot është kthyer në Kosovë, pas anulimit të ndeshjes finale parakualifikuse në mes Dritës dhe Linfield.

Me të mbërritur në Kosovë, drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi ka treguar për problemet që kanë pasur në shtetin Zvicëran.

Mobi Casa

“Ka qenë një udhëtim i vështirë me shumë ndodhi, por gjithsesi ndeshje e parë është zhvilluar. Autoritet e UEFA nuk ka qenë për të ndaluar ndeshjen, por ato kanë rënë në desh me ato zvicerane. Takimi i dytë nuk është zhvilluar pasi një lojtar i yni ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe kështu autoritet zvicerane kanë kërkuar që ekipi jonë të mos zhvillojë ndeshjen por që të gjithë ne të karintinohemi. Kështu UEFA ka qenë e pafuqishme për të marr një vendim tjetër dhe është dashur që ta respektojmë vendimin e shtetit zviceran”.

Zymberi ka treguar se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshme të FC Drita.
“UEFA na ka njoftuar që sot do të mblidhen, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ku do të diskutojnë për këtë ndodhi që ka ndodh. Gjithsesi ne mendojmë që është lëshim i madh nga UEFA, pasi ata është dashur që ta organizojnë në një shtet tjetër e jo në Zvicër pasi i ka rregullat më ndryshe dhe strikte. Ne, kemi parë disa reagime kinse UEFA nuk ka qenë dakord për mos zhvillimin e ndeshjes. UEFA ka qenë për tu zhvilluar takimi por vendimi i tyre ka rënë në desh me autoritet zvicerane dhe kështu është dashur ti respektojmë ne”./rajonipress/