Eko Higjiena

Valon Zymberi: Në “Zahir Pajaziti” do të dëshmojmë se jemi skuadër e madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Dritës pas derbit me kampionin aktual Feronikelin të cilët dolën fitues, nesër në stadiumin e nxehtë “Zahir Pajaziti” në Podujevë i pret derbi i javës së V ku do të ballafaqohen me Llapin vendas.

Valon Zymberi, i cili është zëvendës drejtor i përgjithshëm dhe drejtor teknik tek tabori i “bardh e kaltërve” të Dritës, ka theksuar se skuadra e tij të mërkurën do ta shpalos edhe njëherë potencialin e saj duke shpresuar se skuadra e tij në fund do të jetë fitues.
“Pas fitores ndaj Feronikelit motivimi tek futbollistët vetëm sa është shtuar edhe më tepër, ne udhëtojmë në Podujevë në ndeshjen e radhës për të treguar edhe njëherë potencialin dhe synimet të cilat i kemi, për këtë derbi pretendojmë lojë të mirë dhe normal rezultat të mirë për skuadrën e Dritës, jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje shumë e vështirë pasiqë edhe Llapi vjen pas një fitore si udhëtuese ndaj Prishtinës por mendoj se në këto momente skuadra e Dritës për një nuans është më e mirë se kundërshtari ynë”.

Eco Higjiena

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën në Podujevë duke filluar nga ora 16:00.
Arbitra të kësaj ndeshje do të jenë Besfort Kosumi, me ndihmësit e tij Granit Hyseni, Elvis Bicaj, ndërsa arbitër i katërt në këtë ballafaqim do të jetë Kreshnik Vula./rajonipress/