Valon Zymberi: Jemi të gatshëm për spektaklin që do ta krijojmë në derbi

Zëvendës drejtori dhe drejtori i përgjithshëm i FC Drita, Valon Zymberi, para derbit të javës së IV-të, të Superligës së Kosovës në futboll është optimist tek skuadra e Dritës dhe tifozët “Intelektualët”, se spektakli i derbit në ballafaqim me kampionin aktual Feronikelin nuk do të mungon.
“Ne si nikoqirë i këtij derbi kemi bërë të gjitha përgatitjet në aspektin organizativ duke formu një grup punues i cili do të merret me të gjitha gjërat organizative, pasiqë është një interesimi madh i shikuesve të cilët do të mësyn shkallët e stadiumit të shtunën duke filluar në ora 16:00”.
Se cili do të jetë epilogu i këtij derbi Zymberi ka bërë të ditur se futbolli luhet për 90 minuta.
“Ne kemi adutet tona, do të jetë një derbi ku do të shpaloset gjithçka në dobi të futbollit, për skuadrën tonë kjo ndeshje është shumë e rëndësishme pasiqë do të sprovohen forcat e dy skuadrave që janë pretendent për titull të kampionit, shpresoj se kësaj radhe pikët do të mbesin në qytetin tonë pasiqë këtij derbi do ti qasemi me formacion të kompletuar por një gjë është e sigurt që spektakli nuk do të mungon dhe skuadra jonë pas 90 minutave do të jetë ajo që do ti gëzohet fitores”, ka bërë të ditur Zymberi.
Skuadra e Dritës gjithmonë ka edhe një adut shumë të fort, ajo ka futbollistin e “dymbëdhjetë” tifozët e saj, “Intelektualët”, të cilët pritet të jenë në numër rekord në ndeshjen e nesërme.
“Nuk ka dyshim tifozët “Intelektualët” janë futbollisti ynë i dymbëdhjetë, ata do të krijojnë spektakël gjatë 90 minutave duke dëshmuar edhe njëherë se ata janë të pa konkurrencë në tifozërin Kosovare”, ka përfunduar Zymberi.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Gjilan duke filluar në ora 16:00.
Drejtësinë në këtë derbi të madh do ta ndan arbitri Genc Nuza me ndihmësit e tij Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Alban Shala./rajonipress/