Uji Dea

Valon Zymberi i uron Vitin e Ri gjithë komunitetit sportivë në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i përgjithshëm dhe drejtori teknik i FC Dritës, Valon Zymberi, me rastin e Vitit të Ri 2020, në emër të klubit FC Drita dhe në emrin e dy presidentëve Valon Murseli e Flamur Bunaku, ka shprehur urimet më të sinqerta drejtuar popullit të Kosovës, futbollistëve e sportistëve në Republikën e Kosovës.

Mobi Casa

“Kur të gjitha skuadrat me stafet e tyre janë në pushime dhe shijojnë festat e fundvitit ne ende punojmë. FC Drita me gjithë stafin e tyre, uron që në vitin 2020 populli i Kosovës të ketë më pak brenga dhe prosperitet në jetën e tyre, urojmë gjithë sportistët anembanë vendit që në vitin 2020 të kenë suksese edhe më të mëdha, ndërsa të gjitha klubeve të futbollit të Kosovës u dëshirojmë vit të mbarë me plot suksese, gjithashtu urojmë tifozët e klubit “Intelektualët” dhe do të bëjmë çmos që viti 2020 të jetë vit i festës për ne si klub me rezultate edhe më kulminante dhe tu gëzohemi gjithmonë arritjeve të klubit të zemrës së tyre. Gëzuar për shumë mote”./rajonipress/