Mobi Casa

Valon Zymberi: Drita po dëmtohet nga VAR

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras në derbin e Anamoravës në kuadër të xhiros së 24-të në BKT Superligë. Drita pretendon se është skuadra e dëmtuar në këtë takim në dy raste, penalltinë në minutën e tretë kur Almir Ajzeraj u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë, si dhe në rastin kur Ardian Cuculi u përjashtua nga loja.

Për këto ka reaguar edhe Drejtori Sportive i Drites, Valon Zymberi. “Është për tu habitur se si ka mundësi një situatë e tillë ku nga çdo këndvështrim i kamerave shihet qartë që Besar Musolli e ndal në mënyrë të palejuar Almir Ajzerajn dhe ekziston kontakti. Prej se është VAR në kampionatin tonë, çdo kontakt, qoftë i lehtë apo i rëndë është akorduar penallti, ndërsa kur është në pyetje Drita jo, gjithmonë ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Zymberi.

Ai thotë se skuadra e tij po dëmtohet për faktin se nuk janë ankuar me shkrime nëpër faqet zyrtare dhe nuk kanë bërë polemika dhe kjo po ju ndikon për keq. “Ne si klub asnjëherë nuk jemi marrë me referim dhe me VAR, edhe atëherë kur ka pas shumë polemika dhe si duket tani po na kthehet boomberang. “Si klub e kemi mbështetur dhe përkrahur më së shumti VAR-in edhe në fillim kur ka pasur paqartësi, mirëpo është e pafalshme nëse hudhet poshtë mundi i atyre djem e vajzave që e kanë sjell VAR-in dhe me humb besimi në sistemin VAR për një kohë kaq të shkurtër”, vazhdoi tutje Zymberi.

Eco Higjiena

“Edhe tek rasti i Cuculit te loja me dorë dhe karton i kuq, mezi pritshin me dhënë karton të kuq. Në xhirimet që kem pa vërehet qartë që nuk ka pasur kontakt me topin, sepse janë shumë faktorë që jemi mbështetë”.

Ai thotë se do të deponojnë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës që t’i hiqet kartoni Cuculit. “Çka nëse ky rast nuk do të ishte në minuat e fundit dhe do të mbeteshim shumë më herët me një futbollist më pak në fushë?”. “Ne do të deponojmë edhe ankesë në FFK për heqjen e kartonit të Cuculit”, tha Zymberi.

Krejt në fund drejtori sportiv i Dritës deklaroi se nuk do me besuar që VAR reagon kur do e kur nuk do nuk reagon. “Nuk po dua të besoj që VAR reagon kur do e kur nuk do nuk reagon”, tha Zymberi me këtë fjali që dërgon një mesazh të qartë në instancat më të larta për sistemin VAR./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.