Hidromorava

Valon Murseli e Flamur Bunjaku premtojnë Drita do të shkëlqej

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Kuvendin e fundit të KF Dritës i cili u mbajt në orët e pasdites u arrit ujdia se tani e tutje KF Dritës do ti prijnë dy donatorët e ardhshëm Valon Murseli e Flamur Bunjaku.

Në mënyrë demokratike në pranin e shumë sportistëve të qytetit në Kuvendin e rregullt të Dritës u zgjodhën strukturat të cilat do ti prijnë tani e tutje “bardh e kaltërve” të Dritës.

Valon Murati i cili është pronar i Companisë “Valon GmbH” në Dubai e Zvicër Aksionar “Ve -Tech AG- Zvicër si dhe Albfix-Zvicër ndërsa Flamur Bunjaku Pronarë te Rinora4 dhe pronarë në tri kompani të tjera në Zvicër.

Aspiratat e këtyre dy donatorëve janë të këtë futboll kualitativ, zhvillim dhe edukim për të mirën e futbollistëve dhe vet futbollit në përgjithësi.

Ata në projektet e tyre synojnë zgjerimin dhe zhvillimin e futbollistëve, hapjen e një akademie të futbollit sa më parë brenda klubit të Dritës.

Qëllimi i tyre është që të kenë forcë financiare pasi kostoja për mirëmbajtjen e një klubi është shumë e madhe, por edhe të anëtarësojnë rreth 5000 mijë fansa të klubit për të rritur të hyrat neto në 100 apo 125 mijë euro.

RCCOLA

Në projektet e këtyre dy donatorëve të çmuar parashihet të ndërtohet një qendër për stërvitje të futbollistëve, si dhe brenda klubit do të jetë një staf profesionist në të gjitha sferat e klubit.

Murseli dhe Bunjaku në kornizat e rritjes së klubit kanë paraparë për të funksionuar një plan i cili do të ketë prioritet investimet në aspektet themelore dhe zhvillimore të biznesit të tyre si në kohën e tashme njashtu edhe në të ardhmen.

Valon Murseli pas Kuvendit të Dritës deklaroi shkaqet e marrjes së KF Drita.”Arsyeja e vetme që kam marrë klubin nën menaxhim janë tifozët “Intelektualët”
Drita do të jetë në krye të tabelës do ta menaxhojmë ashtu siç duhet do t`i përveshemi punës ashtu siç dimë ne kjo rini dhe ky popull është i Kosovës dhe ne do të investojmë në tokën tonë dhe tek vëllezërit tanë Kosovar.

Zyrtari i Komunës së Gjilanit për sport Malazog Hoxha theksoi. “Ka qenë një Kuvend transparent dhe ju dëshiroj fat njerëzve të rinj të cilët e duan futbollin”.

Për klubin e Dritës po hapet një kapitull i ri i futbollit jo vetëm në Gjilan, por edhe në Kosovë./sylejman ismajli/rajonipress/