UBT

Valon Murati: Kur SHBA na lejoi ripërcaktimin e kufijve, të gjithë dolët kundër, tash po alarmoheni nga e ardhmja e pasigurt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se kur SHBA lejoi ripërcaktimin e kufijve Kosovë-Serbi, të gjithë dolën kundër.

Ai tha se tashmë kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt.

Postimi i plotë:

Kur në vitin 2018 u lejua nga amerikanët që të diskutohej për ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb dhe rrjedhimisht në mes të Kosovës dhe Serbisë, u kundërshtua ky projekt, nga shumica e garniturës politike dhe e një pjese të mirë të analistëve, gazetarëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile me një shkurtëpamësi të paparë në raport me zhvillimet gjeopolitike që ndodhnin në botë: një Rusi çdoherë e më agresive në rivendosjen e interesave të saj gjeostrategjikë dhe një Kinë në ngritje të vazhdueshme ekonomike, ushtarake dhe rrjedhimisht politike.

Eco Higjiena

Tash kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta, në atë që ajo e quan ‘near abroad’ (rusisht – blizhnee zarubezhe, përkatësisht vendet e ish-BRSS-së) me agresionin ndaj Ukrainës, por edhe me mundësitë e destabilizimit të Ballkanit dhe rrjedhimisht edhe të Kosovës, sidomos në veri të vendit, të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt. Me shkurtpamësinë e tyre fatkeqësisht ndikuan që zgjidhja e problemeve me Serbinë jo vetëm të prolongohet, e ne të vazhdojmë të jetojmë në status quo, por që kjo zgjidhje të mbetet peng i situatave që janë jashtë kontrollit tonë.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se kur SHBA lejoi ripërcaktimin e kufijve Kosovë-Serbi, të gjithë dolën kundër.

Ai tha se tashmë kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.