Mobi Casa

Valon Murati: Aplikimi në Këshillin e Evropës mund të zgjasë deri në 4 vjet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi, shef i kabinetit te ministres Gërvalla.

Lidhur më këtë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se pret nga ministrja Gërvalla dhe Qeveria Kurti që ta analizojnë këtë çështje me aleatët ndërkombëtar.Sipas tij, aplikimi në Këshill të Evropës mund të marrë kohë deri në 4 vjet.

ARKATANA

Se a do të ketë destabilizim të situatës në veri të vendit, Murati tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në stilin e vet do ta dramatizojë këtë çështje, e që sipas tij, është pjesë e lojës politike që e bënë Serbia.“Në këto rrethana të krijuara i vetmi institucion ku ne mund të aplikojmë dhe pas respektimit të të gjitha procedurave dhe të pranohemi është Këshilli i Evropës. Kosova nëse veç e ka trajtuar këtë çështje me aleatët tanë besoj që është një hap i duhur aplikimi në këshillin e Evropës sepse mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka qenë një padrejtësi jo vetëm për Kosovën por edhe për qytetarët e Kosovës sepse ka qenë e pamundshme të shfrytëzohet mekanizmi i gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut”, tha Murati.Tutje ai ka shtuar se në këtë proces është i rëndësishëm koordinimi me Francën, por edhe më shtete e tjera që kanë ndikim. “Unë po shpresoj që kësaj radhe ministria e punëve të jashtme – qeveria e ka analizuar këtë çështje dhe e ka bërë me aleatët tanë. Në këtë drejtim është e rëndësishme edhe Franca, që të koordinoheshin me Francën, Gjermanin me shtetet që janë edhe me peshë. Në rrethana normale varianti më optimist do të ishte dy deri në tre vjet por mund të zgjasë deri në katër vjet. Është një procedurë që nuk është e thjeshtë dhe e shpejtë”.

Ai tha se nuk pret që të këtë destabilizim në pjesën veriore sa i përket kësaj çështje. “Nuk pres për këtë çështje destabilizim. Sigurisht Vuçiqi në stilin e vet do ta dramatizojë këtë çështje por ajo është pjesë e lojës politike që e bënë Serbia. Ne duhet ta shohim interesin tonë dhe ti kryejmë punët tona dhe në rast se anëtarësohemi në Këshillin e Evropës sigurisht se është një moment i mirë për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës”, tha Murati.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.