Fundamenti

Valon Murati: Albini ka aftësi të jashtëzakonshme, të gjithë ranë në lojën e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Valon Murati nga Lëvizja për Bashkin (LB), ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “ka aftësi të jashtëzakonshme”, duke shtuar se “të gjithë ranë në lojën e tij”.

Këtë Murati e ka argumentuar duke thënë se Kurti i shikon sekuencat, përkundër se procesin e kryen gabim.

Ndër tjerash, ai ka thënë se Kurti në esencë nuk dëshiron të implementojë marrëveshjen me Serbinë për shkak të Asociacionit.

UBT

Por thotë se edhe Serbia nuk dëshiron ta implemtojë planin franko-gjerman, për shkak se fuqizohet Kosova në rrafshin ndërkombëtar.

“Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme, a e keni parë e ka zbuluar edhe këtë fjalën sekuencë, dhe në sekuencim ai ka të drejtë gjithmonë, në proces ai është i huqur gjithmonë, por në sekuenca ka të drejtë. Si me u marrë me targat, dinarin, zgjedhjet, intervenimin në veri. Në sekuenca është në rregull dhe është një aftësi e jashtëzakonshme për me manipulu. Sekuenca në funksion të një qëllimi që ai e ka në esencë për mos me implementu marrëveshjen”.

“Unë kam thënë se asnjëra palë nuk e ka seriozisht zbatimin e planit franko-gjerman”, ka thënë Murati. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.