Mobi Casa

Valon Berishës nuk po i vjen rasti kurrë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Valon Berisha vazhdon të përfundojë në bankinë, pasi trajneri i Lazios, Simone Inzaghi nuk po ia jep rastin
Valon Berisha e kishte paramenduar ndryshe eksperiencën në Lazio, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kosovar kishte shkuar në ekipin nga Roma si përforcim i madh dhe me bindje se do të shpërthente dhe të jepte kontribut.

Por, lëndimet fillimisht e lanë prapa dhe mbeti pa luajtur në muajt e parë.

Më pas iu dha rasti në disa ndeshje, por nuk tregoi aq sa priste trajneri Simone Inzaghi.

Dhe, kjo ka bërë që përfaqësuesi kosovar të përfundojë në bankinë dhe minutazhi i tij është shumë i vogël.

KKVITI

Është e vërtetë se numri 7 i klubit Biancocelesti kishte probleme me lëndime, por tash është mirë dhe rasti nuk po i vjen.

Tek Lazio ndihen keq për faktin se prisnin shumë nga një lojtar si Berisha, por ai nuk ka arritur të lërë gjurmë dhe shenja ende në Romë.

Sezoni është ende i gjatë, por shpresat sa vijnë e zbehen që Berisha do të shpërthejë në muajt e fundit të sezonit.

Gjatë janarit flitej për një largim të tij të mundshëm nga “Olimpico”, por drejtori sportiv, Igli Tare e bindi atë të qëndrojë, së paku deri në verë.

Dhe, pas përfundimit të sezonit, Berisha do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe opsionet, për ta bërë zgjedhjen më të mirë për të dhe për klubin italian. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.