Mobi Casa

Valon Berisha, shqiptari i ‘Scout Model 1’ në Zvicër‏

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Është një nga djemtë më simpatikë shqiptarë, dhe sapo e sheh të bën të kuptosh se ai ka lindur për të qenë një fotomodel.

Ky është Valon Berisha, vetëm 17 vjec dhe fytyra e tij shihet në firmën internacionale në ‘Scout Model 1’ në Zurich ku ishte pjesëmarrës dhe është vlerësuar shumë. Djaloshi simpatik ka lindur në Zvicër dhe jeton në Zurich, por origjina e tij është Gjakova, madje këtë e thotë me mburrje dhe gjuhën shqipe e flet dhe e shkruan bukur. Kur ne e pyesim Valonin nëse ai pëlqen më shumë të jetë imazh i ndonjë marke të huaj dhe a ka provuar të jetë pjesë e modës shqiptare, ai ka këtë përgjigje: ‘Në fakt unë jam vetëm fotomodel, pra për të qenë imazh pse jo kam oferta, ndërsa unë jam shumë i interesuar të punoj në mbarë botën për të qenë fotomodel internacional, por duke mos harruar kurrë se zemra ime është shqiptare’.

Ai është shumë i ri edhe nga mosha dhe ka vetëm 4 muaj që i ka hyrë botës së modës dhe synimet falë dukjes së tij janë shumë të mëdha, e djaloshi kosovar është shumë i dashuruar sic na tregon pas modës botërore aktuale, ndërsa market e tij të preferuara janë LaCoste dhe Hugo Boss.

Eco Higjiena

Por pse i pëlqen bota e modelizmit dhe cila është modelja e tij e preferuar ai përgjigjet kështu: ‘Jam shumë i interesuar që të shikoj botën dhe të realizoj foto në cdo vend, ndërsa për mua modelja ime e preferuar është Adriana Lima’. Valoni nuk njeh ndonjë model/e shqiptar, ndërsa do ti pëlqente të ishte pjesë e ndonjë vdieoklipi shqiptar pavarësisht se cila apo cili këngëtar është, mjafton që video të jetë e bukur dhe të kishte një histori të domethënëse brenda.

Në fund ai ka vetëm një ëndërr teksa e ndjek këtë rrugë që të jetë gjithmonë krah afër familjes së tij që ta bëjë të lumtur atë dhe sidomos babain e tij që e ruan nga lart në këtë rrugëtim të tij, dhe megjithëse i vogël Valoni na thotë se femra e tij që do t’ia marrë zemrën nuk e din nëse do të jetë modele apo jo, ashtu sic Zoti do t’ia sjellë, por do të donte që ajo të ishte të paktën e zgjuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.