FIDANISHTJA

Valon Berisha: Sa të kemi ëndrra, kemi edhe shpresa

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Valon Berisha, e ka rikujtuar golin e tij të shënuar në ndeshjen e parë mes Kosovës dhe Anglisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, duke thënë se Kosova ka ende gjasa të kualifikohet për në Evropian.

Valon Berishës i ishin dashur vetëm pak më shumë se 30 sekonda lojë për ta kaluar Kosovën në epërsi në ndeshjen kundër Anglisë, që u zhvillua më 10 shtator të vitit 2019 dhe ishte e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Evropian, shkruan Gazeta Express.

Kosovës përfundoi duke e humbur atë ndeshje me rezultat 5:3 dhe në fund nuk e arriti kualifikimin në Evropian përmes Grupit A, por e ka edhe një mundësi të dytë përmes play-offs kualifikues kundër Maqedonis së Veriut në gjysmëfinale dhe Bjellorusisë ose Gjeorgjisë në finale.

KKVITI

“Sa të kemi ëndrra, kemi edhe shpresa. Së bashku gjithmonë, Forza Kosova”, shkroi Berisha, duke e ripostuar videon e golit të tij të parë të shënuar në ndeshjen kundër Anglisë, përderisa kishte shënuar sërish në pjesën e dytë të ndeshjes.

Për shkak të krizës së koronavirusit që e ka goditur botën, Kampionati Evropian është shtyrë nga kjo verë në verën e vitit 2021 dhe rrjedhimisht edhe ndeshjet e play-offs kualifikues janë shtyrë nga marsi në qershor. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.