Uji Dea

Valon Berisha pranë skuadrës së Bundesligës gjermane

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lazio raportohet se është shumë afër marrëveshjes për huazimin e Valon Berishës te Fortuna Dusseldorf.

Kontrata e kosovarit me Lazio skadon në qershor të vitit 2023, por që lojtari pritet të huazohet te Dusseldorf deri në fund të sezonit.

Mobi Casa

Düsseldorf aktualisht është i 18-ti në Bundesligë dhe po lufton për mbijetesë, ndërsa trajneri i skuadrës ka simpati të madhe për futbollistin.

Berisha këtë edicion është paraqitur 8 herë për Lazion, katër herë prej tyre në Europa League. /Indeksonline/