Fundamenti

Valon Berisha: Ndeshjet do të na shërbejnë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mesfushori Valon Berisha ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.

Kosova do të luajë të premten në udhëtim te Armenia, ndërsa të martën e javës së ardhshme te Hungaria.

Këto dy ndeshje do të jenë të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i cili veçse ka përfunduar dy stërvitje të plota me ekipin e ftuar.

Pas stërvitjes së dytë ka folur ‘senatori’ i ekipit, Valon Berisha, i cili ka thënë që ndeshjet do të shërbejnë ta njohin trajnerin dhe ta bëjnë gati grupin për Ligën e Kombeve.

GRANDEMALL

“Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe të bëhemi sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë fillimisht Berisha për faqen zyrtare të FFK-së.

“Sot kemi punuar më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën mbrojtëse. Duhet te adaptohemi sa më shpejtë”.

“Janë dy ndeshje miqësore, por të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë sepse na ndihmojnë për atmosferën në ekip”, përfundoi ylli i Dardanëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.