Fundamenti

Valon Berisha i zhgënjyer me vitin që kaloi: Le ta bëjmë 2024-ën më të mirë!

/ 1 minutë lexim

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Vitin e Ri 2024.

Berisha për momentin është pa klub dhe duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi dy muaj më parë, shkruan IndeksOnline

Ai shpreson që viti i ri do të jetë më i mirë, pasi gjatë vitit që kaloi kishte ulje dhe ngritje.

Mobi Casa

“Gëzuar vitin e ri 2024. 2023-ës i erdhi fundi. Patëm ulje dhe ngritje të mëdha, sidomos me një lëndim në dy muajte e fundit. Mirënjohës dhe i bekuar çdo ditë për këtë jetë. Le ta bëjmë vitin 2024 më të mirë”, ka shkruar futbollisti në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Berisha së fundmi ishte pjesë e Melbourne City si lojtar i huazuar, por ishte në pronësi të Reims. Ai tani është pa klub dhe në kërkim të një aventure të re./IndeksOnline/