Fundamenti

Valon Berisha: Franco Foda është trajner i duhur për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pak kohë më parë, Franco Foda mori drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe me të në dy miqësore arriti një fitore ndaj Armenisë dhe një humbje nga Hungaria.

E si trajner të duhur për Kosovës, Foden e ka cilësuar futbollisti Valon Berisha.

“Kemi pasur dy ndeshje shumë të mira. Armenia është kundërshtare vërtet e mirë. Kemi dominuar ndaj Hungarisë për 60 minuta dhe kemi humbur në mungesë të fatit”, ka thënë Berisha për “kleinezeitung.at”.

GRANDEMALL

Berisha e vlerëson lëvizje të duhur angazhimin e Fodas.

“Na është dashur lëvizje e re, energji e re, ide të reja. Ai i solli të gjitha. Ai vërtet na impresionoi gjatë grumbullimit të parë. Foda dëshiron të luajë në sulm me intensitet, të fitojmë topin, të lëvizim shpejt dhe të kemi shumë goditje në portë. Pos kësaj është mentaliteti i tij gjerman. Kjo është krejt e kundërt me dy trajnerët tanë të kaluar. Idetë e Fodas iu përshtaten plotësisht lojës sonë, pasi kemi disa lojtarë shumë të shpejtë dhe ata mund të shfrytëzohen shumë mirë në këto momente transicioni”, ka theksuar Berisha.

Kosova do t’i ketë edhe dy miqësore të tjera gjatë qershorit, para se në shtator të fillojë Liga e Kombeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.