Eko Higjiena

Valon Berisha flet për të gjitha: Nga fitorja me Gjeorgjinë, ardhja e Mërgim Berishës te Kosova dhe ndeshja kundër Leo Messit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valon Berisha ka qenë një nga më të mirët në fushë në fitoren e Kosovës ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0.

Ai ka thënë se fitorja erdhi pasi futbollistët e Kosovës u angazhuan dhe luajtën shumë mirë.

“Ka qenë ndeshje shumë e mirë nga i gjithë ekipi. Kemi dashur të tregojmë një tjetër mentalitet dhe mënyrë të lojës. Jam i kënaqur se si kemi luajtur. Jam i kënaqur që nga portieri Ato e deri te Vedati. Lirimi ka pasur dy raste por mendoj që me meritë kemi fituar. Jena angazhuar shumë. Jemi mbrojtur shumë mirë. E kemi mbështetur njëri-tjetrin dhe me meritë kemi fituar’’, ka thënë fillimisht Berisha.

Ai tutje u pyet edhe për mundësinë që Mërgim Berisha ta veshë fanellën e Dardanëve, pasi këto zëra u rritën pas një bisede mes dyshes në Instagram.

Uji Dea

‘’Nuk e din e vjen Mërgim Berisha a jo. Unë kam dëshirë që çdo shqiptar të luajë për Kosovën. Vendimi i takon atij dhe nuk e di a vjen. Unë kam vendosur të luaj për Kosovën dhe kam bërë zgjedhjen më të mirë në karrierën time’’, deklaroi ai.

Berisha në fund foli edhe për përballjen me Leo Messin në fundjavë, kur skuadra e tij Reims luajti me PSG-në.

“Messi është Messi, më i miri në futboll. Nëse e ka bërë nana për futboll dikë, ai është Messi. Ka qenë mirë të luash ndaj një idolit që e kanë shumë njerëz. Por nuk shikoj se ndaj kujt luaj, unë e kryej punën time. Për mua më e rëndësishmja të luaj për Kosovën’’, përfundoi ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.