RCCOLA

Valon Berisha: Fitorja ndaj Maltës na jep shpresë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Azerbajxhanit.

Kosova është nikoqire e Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, ndeshja e cila zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.

Kjo është ndeshja e fundit në këtë garë dhe rastësisht ka qëlluar të jetë një finale, pasi Kosovës i nevojitet një fitore ose edhe një barazim për të dalë fitues të grupit, ndërsa në rast humbje, lider do të jetë Azerbajxhani.

Se ndeshja është një finale dhe se motivimi është i lartë këtë e thotë edhe mesfushori i Përfaqësueses, Valon Berisha, i cili në konferencë për shtyp i ka cilësuar mysafirët favoritë, teksa pret përkrahje të madhe nga tifozët.

KKVITI

“E dimë rëndësinë e këtij takimi. Normal presioni më i madh bie mbi ne, pasi luajmë në fushën tonë”, ka thënë fillimisht Berisha në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Fitorja ndaj Maltës na jep më tepër shtysë për një takim akoma më të mirë ndaj Azerbajxhanit”.

“Nuk duhet të futemi në fushë me idenë për të marrë një barazim pasi mund ta pësojmë në këtë mënyrë”.

“Azerbajxhani është favorit kryesor i grupit tonë, por me mbështetjen e tifozëve ne do të shkojmë për fitore”, përfundoi mesfushori i Lazios. /Telegrafi/