Eko Higjiena

Valon Berisha: Duam vetëm fitoren ndaj Çekisë

/ 1 minutë lexim

Valon Berisha ka thënë se është shumë i lumtur për paraqitjen e Kosovës në fitoren 2-0 ndaj Malit të Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Mesfushori i Përfaqësueses tonë ka deklaruar se ata mund të shënonin më shumë gola, por janë të lumtur me dy golat e shënuara.

“Kishim dëshirë të shënonim më shumë gola, por ne shënuam dy dhe morëm fitoren”, ka thënë Berisha.

Fidanishtja

“Kam pasur një detyrë tjetër në këtë ndeshje dhe luajta më mbrapa për t’i furnizuar më shumë topa bashkëlojtarët që ishin përpara”.

“Në ndeshjen ndaj Çekisë do të jetë situatë më ndryshe, por ne do të shkojmë për fitore. E kemi parë këtu se nuk ishte një ndeshje e lehtë ndaj tyre, por ne duam të fitojmë”, ka thënë më tej mesfushori i ‘Dardanëve’.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/