Valon Berisha assesi të bëhet rehat, mësohet marrëveshja që mund ta bëjë me skuadër të re kapitenin e Kosovës
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha mund të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.
Berisha nuk ka arritur të përshtatet siç duhet te Lazio në Serie A, derisa për këtë e kanë ‘ndihmuar’ edhe lëndimet e shpeshta, shkruan Zëri.info.
Berisha u transferua në Lazio nga Red Bull Salzburg, por aventura e tij në kryeqytetin romak mund të përfundojë këtë verë.
Ditë më parë raportohej se Lazio mund ta shkëmbejë Berishën me mbrojtësin e RB Salzburg, Stefan Lainer, por ky i fundit vendosi të transferohet në Bundesliga.
Megjithatë, drejtuesit e Lazios kanë ide tjera për zgjidhur çështjen e kapitenit të Kosovës.
Tani, drejtori sportiv Igli Tare mendon ta shkëmbejë Berishën me futbollistin nga Hungaria, Dominik Szoboszlai.
18-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime në 29 ndeshje zyrtare me Salzburgun.
Përveç Berishën, Lazio ka ofruar edhe pesë milionë euro të tjera për të arritur marrëveshje për transferimin e Szoboszlai.
Ndryshe, 26-vjeçari Berisha edicionin e kaluar ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me fanellën e Lazios ku kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë./Zëri.info


