Uji Dea

Valon Behrami si Skënderbeu!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një paraqitje tjetër e mirë e Valon Behramit me Zvicrën mund t’ia jap epitetin e Skënderbeut atij në Kosovë, shkruan Enver Robelli.

Kjo Kupë e Botës në futboll që po zhvillohet në Brazil po i ofron mundësinë shqiptarëve që të reflektojnë në historinë e tyre.

Kështu shkruan në një botim të tij në Tages-Anzeiger, Enver Robelli, i cili tregon se sa krenarë janë shqiptarët me Valon Behramin, Xherdan Shaqirin e të tjerët në Brazil.

Mobi Casa

Madje, Robelli shkruan se nëse Behrami bën një tjetër paraqitje të mrekullueshme sonte ndaj Francës, do t’i jepet cilësimi i Skënderbeut.

“Valon Behrami pas sulmit fantastik ndaj Ekuadorit është krahasuar këtu e aty me Winkelried (hero zviceran). Nëse ai bën të njëjtën gjë edhe ndaj Francës, tifozët në Kosovë me siguri do ta krahasojnë atë me heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeu”, shkruan Robelli në tagesanzeiger.ch.