FITORJA

Valon Behrami i thotë lamtumirë në heshtje futbollit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti kosovar e kishte një karrierë të bujshme duke luajtur në ekipe të njohura evropiane.

I rritur në Zvicër, 37 vjeçari bëri karrierë mbi të gjitha në Itali, ku luajti për ekipet si Genoa, Hellas Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli, Udinese, Genoa e Brescia.

Ndërkohë, ka luajtur në Zvicër me ekipet Lugano e Sion, por edhe në Angli me West Ham Unitedin e Watfordin dhe në Gjermani me Hamburgun.

Gjithashtu, ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Zvicrës, me të cilën u paraqit në katër kampionate botërore, një rekord absolut për një përfaqësues “Helvetik”, shkruan “Gazeta Express”.

Uji Dea

Lajmin për pensionimin e futbollistit të deritashëm kosovar e zyrtarizuar bashkëlojtari i tij i deritashëm, Flavio Bianchi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale.

“Sot do të doja t’i bëja homazhe Behramit, i cili të dielën i dha fund futbollit të luajtur. Një lamtumirë e heshtur, pa e vënë re askush. Dua të të falënderoj për personin që je, më ke ndihmuar gjithmonë aq shumë, si në fushë, ashtu edhe jashtë, kur bëhet fjalë për sjelljen dhe për mentalitetin. Nuk dua të shkoj shumë larg, dua thjesht të të them faleminderit dhe, edhe pse fatkeqësisht nuk ke arritur ta bësh në fushë ashtu siç dëshiroje, dua të të bëj homazhe këtu. Faleminderit për gjithçka Valon. Ka qenë kënaqësi të luaj me një lojtar dhe me një person si ti, edhe pse për pak. Paq fat, miku im”, ka shkruar Bianchi.

Behrami konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj shqiptarë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.