KKVITI

Valon Behrami drejt Serie B

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Valon Behrami mund të rikthehet në Itali, për të vazhduar karrierën pas prishjes së kontratës me Sion.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova së fundi ka prishur kontratën me Sion, tek e cila skuadër ishte transferuar verën e fundit.

34 vjeçari nga janari pritet të bëhet me skuadër të re, dhe mediumet në Itali gjatë ditës së mërkurë kanë raportuar se Behrami është pranë marrëveshjes me Ascolin.

Hidromorava

Ascoli garon në Serie B, dhe është rrugës së mirë për t’u rikthyer në Serie A në edicionin tjetër.

“Behrami është i gatshëm të kthehet në Itali dhe prej janarit pritet të jetë pjesë e Ascolit”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”.

Behrami ka bërë karrierë të madhe në Serie A, duke veshur fanellat e Udinese, Napoli, Fiorentina, Genoa, Verona dhe Lazio./Lajmi.net/