Hidromorava

Valmir Sylejmani largohet nga Hannoveri: Faleminderit për këto 13 vite

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sulmuesi nga Kosova, Valmir Sylejmani nuk do të jetë më pjesë e Hannover 96.

Reprezentuesi i Kosovës U21, ka zyrtarizuar largimin nga klubi pasi kontrata e tij i mbaron në muajin qershor.

Gjilanasi ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare për të lajmëruar largimin nga klubi i fëmijërisë.

Sylejmani iu bashkua Hannoverit nga mosha nëntë vjeçare ndërsa ka luajtur për të gjitha grupmoshat deri tek ekipi i parë.

ARKATANA

Kujtojmë që vite më parë, Sylejmani u bë futbollisti më i ri në histori të Hannoverit që debutoi në Bundesliga me asistim.

“13 vite tek Hannoveri po mbarojnë. Në moshën 9 vjeçare kam filluar te Hannover 96 dhe kam veshur me krenari fanellën me ngjyrat e këtij klubi. Nga ekipi i të rinjve gradualisht kam arritur deri tek ekipi i mirë dhe për mua ishte një realizim i një ëndrre”.

“Krahas që kam luajtur me futbollistë të mëdhenj ata vërtetuan se janë miq besnik edhe jashtë fushë. Qyteti, skuadra, klubi tani janë pjesë e imja përgjithmonë dhe gjithmonë do të jem krenar me ta. Hannoveri është një shtëpi dhe familje për mua”.

“Për të gjitha këto un mund të them vetëm Faleminderit. Faleminderit të gjithë atyre që e bënë këtë ëndërr të paharrueshme. Faleminderit shokëve, trajnerëve, klubit dhe të gjithë atyre që më mbështetën në rrugën time. Unë gjithmonë do ta shikoj këtë kohë të kaluar në klub me një buzëqeshje. Faleminderit Hannover”, ka shkruar Sylejmani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.