UBT

Valmir Sylejmani drejt largimit nga Hannoveri, tri skuadra gjermane duan transferimin e tij

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Valmir Sylejmani mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e tij aktuale Hannover 96.

Sulmuesi nga Kosova nuk ka pasur hapësira të shumta dhe largimi nga ky klub duket i pashmangshëm në janar.

Përkundër që nuk ka luajtur shumë me Hannoverin, Sylejmani është një futbollist me emër të madh në futbollin gjerman dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Mediat e ndryshme në Gjermani kanë raportuar se për transferimin e sulmuesit gjilanas në garë tanimë janë tri skuadra, një nga Bundesliga 2 dhe dy të tjera nga Bundesliga 3.

SV Sandhausen është skuadra që ka shprehur interesim për ta mbajtur në Bundesliga 2 sulmuesin qendror.

Hidromorava

Ndërkohë favoriti për të nënshkruar me gjilanasin është ish-skuadra e tij Waldhof Manheim që bën gara në Bundesliga 3.

Manheim janë duke kërkuar të futen në Bundesliga 2 dhe Sylejmani ka bërë mjaftë mirë me këtë skuadër ku duan rikthimin e tij, pasi gjilanasi shihet si hero nga tifozët e këtij klubi.

E skuadra e fundit që ka shprehur interesim për lojtarin është Viktoria Berlin që gjithashtu bën gara në Bundesliga 3.

Sylejmani këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje për Hannoverin, por pa arritur të gjej golin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.