United Hospital

Valle shqiptare, në Aarburg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në festën tradicionale ndërkulturore që organizoi Komuna e Aarburgut u prezentua kultura dhe tradita shqiptare, nëpërmes veshjes dhe valleve tradicionale. Ky eviniment u shënua javën e kaluar, në kuadër të përpjekjeve për integrimin e të huajve në Zvicër.

Hans Ulrich, kryetar i Komunës së Aarburgut, Kanton Aargau (AG), potencoi që komuna e Aarburgut është e interesuar të integrojë të gjitha komunitetet dhe etnikumet që jetojnë në këtë komunë. Mes tjerash, ai nënvizoi se tani 40 për qind e banorëve të kesaj komune janë të huaj, ndonëse shumica prej tyre janë shqiptarë.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe, Qendra Kulturore Shqiptaro Zvicerane „Xhamia e Bardhë Aarburg” mori pjesë aktive në shënimin e këtij evenimenti ndërkulturor, në të cilin u prezentua kultura dhe tradita kombëtare.

Grupi profesionist i vallëzimit “Rinia” para të pranishmëve ekzekutoi disa valle kombëtare të krahinave të ndryshme shqiptare.

HW

Pas përfundimit të takimit ndërkulturor, grupi i vallëzimit “Rinia” vizitoi Xhaminë e Bardhë të Aarburgut, të cilët u interesuan për rrjedhat dhe historikun e kësaj qendre islame.

Kryetari i Xhamisë, Bashkim Shabani, i shoqëruar nga Imami Nehat Ismaili, grupit të vallëzimit u dhuran broshura dhe i informuan mbi rrjedhat e themelimit te xhamisë si dhe aktivitetet që realizohen në këtë xhami.

Të gjithë mbetën me shpresë që edhe në raste të tjera të bëhet një gërshetim mes aktiviteteve të Xhamisë dhe shoqatave të tjera kulturore, në të cilën do t’i kushtohet rëndësi e veçantë edhe evenimenteve kulturore kombëtare, duke bashkëpunuar ngushtë për prezentimin e denjtë të kulturës shqiptare në Zvicër.

Në këtë eveniment ndërkulturor morën pjesë edhe pjesëtarë nga komuniteti turk, eritrejan, brazilian etj., të cilët prezentuan traditat e tyre kombëtare./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.