UBT

“Vali Ranch Resort”, ofron strehim për katër familje dhe dërgon ndihma në ushqim e veshëmbathje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Resorti “Vali Ranch” në Gjilan ka shprehur gatishmërinë që të ofroj strehim për katër familje në Hotelin e tyre si dhe të mërkurën në mbrëmje ky resort ka dërguar ndihma në veshmbathje dhe ushqime për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Fehmi Fetahi pronar i resortit “Vali Ranch” i cili gjithmonë ka treguar anën humane, edhe kësaj radhe ka treguar shpirtin e tij të madh për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ky resort më i madhi në rajon ka ofruar strehim për katër familje, kurse të mërkurën në mbrëmje kanë dërguar me kamion ndihma në veshmbathje dhe ushqime.”Vëllezër dhe motra nga Shqipëria, shtëpia jonë, është shtëpia edhe e juaja. Jeni të mirëseardhur të strehoheni në Hotelin “Vali Ranch” që ndodhet në fshatin Përlepnicë, kemi kapacitet për katër familje” thuhet në njoftimin e këtij resorti.

Mobi Casa

Fehmi Fetahu tha për rajonipress se kjo tragjedi në Shqipëri është gjithëkombëtare dhe të gjithë duhet të mobilizohen për të ndihmuar e përkrahur në forma të ndryshme familjet e prekura nga tërmeti.

Ndryshe të mërkurën në mbrëmje veç kanë mbërritur 5 familje nga Shqipëria dhe pritet të akomodohen në resortin “Vali Ranch”. /rajonipress/