Mobi Casa

“Vali Ranch Resort”, Kompleksi turistik më i madh shqiptar në turizëm, i gatshëm për këtë sezon

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Vali Ranch Resort” në Përlpenicë të Gjilanit vazhdon të mbetet vendi më atraktiv dhe më joshës për shumë qytetar nga të gjitha trevat shqiptare. I ndërtuar me elegancë, me shije dhe i dizajnuar me aq mjeshtri “Vali Ranch resort” është i përgatitur me të gjitha kapacitete që të pret mysafirët e saj në mënyrën më të mirë të mundshme shprehet Fehmi Fetahi.

Turist dhe vizitor të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare zbarkojnë çdo ditë në kompleksin më të madh turistik shqiptar “Vali Ranch Resort”, që ndodhet në Përlepnicë të Gjilanit.

I njohur si “Qyteti i bardhë” dhe i ndërtuar nga biznesmeni gjilanas Fehmi Fetahi kompleksi është ndërtuar me shumë shije e finesa, i dizajnuar me dorën e artë të mjeshtrit dhe i ndërtuar dhe funksionalizuar nga të gjitha drejtimet. Aty e gjen qetësinë, ajrin e pastër, natyrën e virgjër, gjelbërimin e mahnitshëm, mikpritjen e madhe dhe mbi të gjitha takon dhe e shijon relaksimin e ëmbël shpirtëror.

“Vali Ranch Resort” tashmë ka bërë investime të jashtëzakonshme, duke e hapur biznesin edhe në salla të mëdha enkas për dasma, salla moderne enkas për tryeza e konferenca, dhoma të mahnitshme gjumi, investime serioze në burimet njerëzore duke punësuar qindra punëtor.

Pronari i saj Fehmi Fetahi ndihet komod teksa flet për tërë dashurin dhe mundin që ia ka falur vendlindjes. “Jam i lumtur dhe shumë krenar që kam investuar në vendlindjen time, kam investuar tek njerëzit e mi dhe bashkëvendësit e mi. Do të jemi gjithmonë në shërbimin e tyre, por edhe të diasporës të cilët me shumë kënaqësi zgjedhin ambientet tona për argëtim, dëfrim e dasma” u shpreh Fetahi.

Fetahi thotë se Kosovës dhe Anamoravës i ka munguar një qendër e tillë pushimi ku përputhen të gjitha në një vend. “Tani e kemi kompleksin më modern dhe më të përgatitur me infrastrukturë e kapacitete njerëzore. Kompleksi “Vali Ranch Resort” pos që është modern i plotëson të gjitha kushtet për tu kënaqur e relaksuar qoftë rrethi familjar, ai shoqëror dhe të rinjtë e të rejat të cilët nga të gjitha anët e botës shqiptare frekuentojnë kompleksin tonë” tha Fetahi.

Fehmi Fetahi tha se edhe këtë vit ka investime të reja, ka risi të shumta për të cilat jemi kujdesur që me shumë delikatesë të jemi në hap me kohën dhe trendet e reja. “Unë nga zemra i falënderojë të gjithë klientet tanë që e zgjedhin dhe e admirojnë kompleksin tonë sepse ne jemi në shërbim të tyre. Nga zemra i falënderojë të gjithë diasporën që vijnë dhe rezervojnë dasmat e tyre, ahengjet familjare dhe takimet shoqërore” u shpreh Fehmi Fetahi.

RCCOLA

Ndryshe, Fehmi Fetahu, është një njeri shumë pozitiv me energji të shumta për ta dashur vendin e atdheun. Investitor i madh në shumë fusha, bamirës dhe i respektuar nga të gjitha kategoritë.

Mërgimtari dhe afaristi Fehmi Fetahu ka arritur që një vend pa rrugë dhe të lënë pas dore në kodrinat e Përlepnicës së Gjilanit, ta shndërrojë në një nga perlat e Ballkanit, ku aktualisht ka 220 të punësuar me kontrata afatgjate. Filloi me një restorant dhe një fermë kuajsh “Vali Ranch”, për t`u zgjeruar biznesin e tij në një nga hotelet më luksoze për ushqim dhe ahengje familjare në rajon.

Ndihmesë të madhe ka dhënë në sistemimin e të pastrehëve, duke ndërtuar rreth 20 shtëpi dhe duke mbështetur financiarisht dhe moralisht qindra familje të tjera kosovare në nevojë.

Është një mbështetës i madh i komunës së Gjilanit në projektet e ndryshme të saj për diasporën, mbështetës i bizneseve vendore, fermerëve.

Në cilësinë e themeluesit/bashkëpronarit, ka krijuar dy biznese të suksesshme në Zvicër dhe Kosovë, për të përkrahur familjet dhe njerëzit e vendit të tij që të realizojnë të ardhura të kënaqshme dhe të bëjnë një jetë të qëndrueshme.

Ka realizuar dhe menaxhuar projekte qindra mijëra eurosh në Zvicër dhe më gjerë, duke arritur që ta bëjë realitet vizionin e kompanive shqiptare jashtë vendit.

Fehmi Fetahi tashmë është shpallur edhe qytetar nderi i qytetit të Gjilanit./rajonipress/