Eko Higjiena

“Vali Ranch Resort”, i tëri i ndriçuar, me pamje përrallore dhe më i kompletuari në rajon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Vali Ranch Resort”, vazhdon të mbetet resorti më i kompletuar dhe më i frekuentuari në rajon. Në ambientet e këtij resorti mund t`i gjesh të gjitha, duke filluar nga pamja, shija, infrastruktura, ushqimi, shërbimi cilësor, mikpritja.

Yjet ndriçues në “Vali Ranch Resort &Congress Center”, e bëjnë edhe më atraktiv këtë resort gjigant që Gjilanit e Kosovës i ka dhënë pamje mahnitëse duke u shndërruar në një qytet komplet të bardhë.

Në veçanti muajve të verës dhe në kohën kur mërgata vije në Kosovë, “Vali Ranch”, mbetet më i frekuentuari dhe më i përgatituri për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Aty dominon qetësia dhe zhurma e frekuentimit të shumë klientëve anembanë Kosovës. Dasmat nuk ndalen kurrë, ndërsa shërbimet janë të garantuara.

UBT

Për të gjitha këto kujdeset pronari Fehmi Fetahu i cili tashmë ka bërë një ekip të mrekullueshëm dhe një staf të përgatitur profesionalisht.”Po e bëjë maksimumin që klientela e jonë e përzgjedhur të ndihen komod këtu, të ndihen si në familjet e tyre. Jemi mirë me të gjitha shërbimet andaj edhe kemi klient nga të gjitha trevat shqiptare. Dasmat bëhen në mënyrën perfekte dhe gjithçka me shije e me stil” u shpreh Fetahi.

Fehmi Fetahi thotë se gjatë muajve të verës angazhon edhe staf plotësues sepse kërkesat janë të shumta.”Këtu gjithçka është ndërtuar dhe konceptuar me elegancë dhe dashuri. Ëndrra ime gjithherë ka qenë Kosova dhe Gjilani sepse këtu kam lindur dhe detyra ime ishte që ta sillja një investim dobiprurës për atdheun tim” shprehet pronari i “Vali Ranch”./rajonipress/