FIDANISHTJA

“Vali Ranch” nuk ndalet me befasira pozitive, falënderon të gjithë vizitorët dhe sjell Xenin për Vitin e Ri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në “Vali Ranch Resort” mund të përjetoni momente të paharruara në ikje të vitit të vjetër dhe në ardhje të Vitit të Ri. Në këtë natë të veçantë ky kompleks më i madhi në rajon, ka menduar edhe për ju, dhe enkas ju sjell për argëtim këngëtarin Shkëlzen Jetishi Xenin. Fehmi Fetahi pronar ka falënderuar mijëra vizitor që ky kompleks i ka pasur gjatë vitit 2019. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e kanë zgjedhur resortin tonë dhe i sigurojmë se do të vazhdojmë edhe në vitet tjera, të jemi me ju dhe pranë jush shprehet Fetahi.

“Vali Ranch Resort” ka arsye të fort të ndihet krenar me klientelën e mrekullueshme që e ka. Pothuajse të gjitha grupmoshat e kanë frekuentuar këtë parajsë të shndërruar në qytet të bardhë dhe pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare e diaspora ka pasur vizitor të shumtë.

Fehmi Fetahi pronar thotë për rajonipress se është i kënaqur me vizita e shumta që ka pasur nga të gjitha trevat shqiptare.”Jam i lumtur që klientela e nderuar na ka zgjedhur neve dhe ka vendosur që çastet e pushimit e relaksimit t`i kalojë në resortin tonë. Kjo është kënaqësia më e madhe që mund ta përjetoj një pronar sepse kjo dëshmon se klientela na ka besuar dhe na ka përzgjedhur, në mesin e qindra lokaleve, kafiterive e restoranteve të ndryshme” shprehet Fetahi.

Fehmi Fetahi thotë se vërtet viti 2019 ishte vit sfidues, por nga të gjitha investimet që janë bërë në resortin “Vali Ranch”, duke llogaritur këtu fuqinë punëtore, aktivitetet e shumta që janë zhvilluar përgjatë vitit 2019, pastaj aktivitetet me përmbajtje humanitare, ndihmat që ky resort i jep vazhdimisht, për kategori të ndryshme, rezulton se kemi pasur një zhvillim pozitiv për rrethanat kosovare.

Hidromorava

Fetahi megjithatë ka menduar edhe për natën e ndërrimit të mot moteve, një ditë dhe natë kjo e veçantë.”I kuptojë hallet dhe brengat e qytetarëve, por kemi shumë adhurues edhe të muzikës popullore dhe tek e fundit është një ditë e vetme e vitit dhe kemi vendosur që ta sjellim njërin nga këngëtarët më të mirë Shkëlzen Jetishin Xenin. Besoj fuqishëm se gjithçka do të jetë perfekte dhe e përgatitur në maksimum nga stafi ynë për të qen në shërbim të mysafirëve tanë të zgjedhur” u shpreh Fetahi.

Resorti “Vali Ranch” konsiderohet si më atraktive në rajon dhe më gjerë dhe pikërisht për shkak të atraktivitetit dhe vendit ideal e pamjeve mahnitëse, është pëlqyer e vizituar nga mijëra qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.