“Vali Ranch” me program special për ditën e të dashuruarve dhe përvjetorin e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Resorti më i kompletuar në regjion “Vali Ranch” ka organizuar enkas program muzikor dhe argëtues për ditën e të dashuruarve dhe përvjetorin e Pavarësisë më 17 shkurt. Fehmi Fetahi thotë se qytetarët duhet të argëtohen dhe të gjejnë pak momente çlodhjeje e argëtimi edhe në këto situata delikate. Butrin Rashiti do të jetë sonte për Shën Valentin kurse për 17 shkurt do të këndojë Albina Kelmendi duke i respektuar të gjitha masat Anti Covid.

“Vali Ranch” resorti më i kompletuar në regjion do të kujdeset që sonte për Shën Valentin të argëtojë të gjithë ata qytetar anembanë Kosovës, që janë të interesuar të kalojnë momente të paharruara. Me një ambient super luksoz dhe me këngëtar Butrin Rashiti, shënimi i kësaj dite të veçantë do ju lë mbresa të paharruara.

Fehmi Fetahi i cili enkas është ardh nga Zvicra për tu kujdesur edhe për diasporën dhe familjet e shumta shqiptare që e vizitojnë këtë resort tha për rajonipress se edhe për 17 shkurt do të ketë muzikë dhe argëtim gjithnjë duke i respektuar masat Anti Covid.

UBT

Fetahi tha se qytetarët duhet të argëtohen dhe të gjejnë pak momente çlodhjeje e argëtimi edhe në këto situata delikate. Butrin Rashiti do të jetë sonte për Shën Valentin kurse për 17 shkurt do të këndojë Albina Kelmendi duke i respektuar të gjitha masat Anti Covid.

“Ne nuk guxojmë të dorëzohemi, jemi para një situata shumë të rëndë sepse gastronomia është goditur tmerrësisht keq dhe shpresoj shumë që Qeveria e ardhshme mos të ndërmarrë masa që e rëndojnë edhe më shumti gjendjen. Ne duhet të mësohemi edhe me këtë pandemi dhe duhet të jetojmë e punojmë çdo ditë” tha Fetahi.

Fetahi thotë se Kosova ka një rini të shëndosh dhe ky është edhe shkaku kryesor pse Coronavirusi është më pak i pranishëm tek ne. “Duhet të kujdesemi maksimalisht, por kemi rini të shëndosh dhe popullatë aktive e cila po e përballojnë më mirë se vendet tjera pandeminë” shtoi Fetahi./rajonipress/